Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal që sillte arabë në Shqipëri, si përfitonin emigrantët leje qëndrimi, kishin si synim BE-në,

5 Qershor 2020, 07:44 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi kriminal që sillte arabë në

Tiranë- Finalizohet operacioni “Tokë e Premtuar”. Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal, i cili trafikonte emigranë nga nga vendet e lindjes drejt Shqipërisë, kundrejt fitimit, ku është arrestuar një palestinez me iniciale  S. Y.,  dhe një person tjetër me iniciale S. C.  Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë. Sipas policisë arabët vinin në Shqipëri përmes bizneseve fiktive, pa veprimtari financiare dhe arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Kjo ju shërbente atyre si trampolinë për shkuar në vendet e BE-së.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Toka e premtuar”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Ndalohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 6 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 njësi kompjuterike, 2 aparate celular, disa leje qëndrimi të shtetasve të ndryshëm, fatura bankare, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Toka e premtuar”, në kuadër të të cilit u ndaluan shtetasit S. Y., 41 vjeç ( shtetas palestinez ) dhe S. C., 41 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore. Shtetasit e këtyre vendeve, të cilët vinin në Shqipëri, nëpërmjet veprimeve të shtetasve të ndaluar, të cilët u krijonin lehtësira për hapjen e bizneseve të ndryshme në Shqipëri, kryesisht fiktivë dhe pa veprimtari financiare, arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Këta shtetas, pas qëndrimit të përkohshëm në vendin tonë, arrinin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim nga Policia edhe 6 shtetas, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por, për arsye hetimi, nuk i bëjmë me dije gjeneralitet e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ‘’Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’’ dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pak ditë më parë për trafkun e arabëve u arrestua edhe Drejtoresha  e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Enkelda Toska. Bashkë me Toskën u vunë në pranga edhe tre të tjerë: Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela; Shefi i sektorit dhe Albana Metko, Shefe e Seksionit.   Të arresuarit akuzohen për veprat penale Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni tokë e premturar trafiku i arabëve operacioni tokë e premturar trafiku i arabëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2020, 07:51

KRUJË– Roland Pula, 32-vjeçari që po kërkohet ‘qiell e tokë’ për ekzekutimine dy vëllezërve Bardhi, rezulton të jetë një person i skeduar më parë ng...

Aktualitet 5 Qershor 2020, 06:10

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me jetën e dy viktimave, Xhontil Bardhi dhe Gazmir Bardhi, që një natë më parë u ekzekutuan me kallashnikov ng...