Plagosi me armë zjarri në mes të Shkodrës Vasel Koçekun, Policia indentifikon autorin, prangoset edhe 27-vjeçari, theu mas
Shkodër– Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku pas një sherri u plagos me armë zjarri 27-vjeçari Vasel Koçeku. Policia bën me dije se autori i ngjarjes është 30-vjeçari me inciale R. Z, i cili është në kërkim. Ndërkohë është prangosur edhe Vasel Koçeku, pasi ka thyer masëne sigurisë “arrest shtëpie”. Uniformat blu kanë ndaluar edhe një 32-vjeçar me iniciale E. D për moskallëzim krimi.
Policia e Shtetit:
Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.06.2020, ku mbeti i plagosur shtetasi V. K. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Vihet në pranga edhe 27-vjeçari që mbeti i plagosur, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë vijuar punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 04.06.200, ku u plagos me armë zjarri shtetasi V. K., 27 vjeç. Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të bërë nga strukturat e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Në orët e para të mëgjesit të djeshëm, u plagos me armë zjarri në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, Vasel Koçeku. Ngjarje e rëndë ndodhi pasi një sherri për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Bashkëpunon me grupet mafioze/ Zbardhen lidhjet e mikut italian të Veliajt me Ndragetën dhe aktiviteti me bashkinë e Tiranë
Itali- Antimafia Italiane ka vënë nën hetim me akuzën e bashkëpunimit me grupe mafioze e përvetësim të paligjshëm fondesh , ish kryetarin e bashkisë së Veronës,...
‘Miq dhe rivalë’/ Historia e konflikteve të njëpasnjëshme mes dy vëllezërve Bardhi dhe ekzekutorit, mbrëmë në kafe
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me konfliktet mes dy vëllezerve Bardhi që u ekzekutuan një natë më parë në Kruja, dhe Roland Pulës, a...
Ky është një nga vëllezërit që u ekzekutua mbrëmë në Krujë, ngjarja e rëndë ndodhi pas prishjes së pazareve për vj
Krujë- Dosja.al ka siguruar fotot e e një prej vëllezërve që u ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Gramëz të Krujës. Ky që shikoni në foto ë...
COVID-19 rikthehet në Tropojë/ Infektohet çifti nga fshati Berbat, vetëkarantinohen në banesë
Tropojë- Covid-19 prek edhe qytetin e Tropojës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë qytet është konfirmuar me COVID-19 një çift. Të njëjtat bur...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 5 qershor 2020
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com, Faxweb.al dhe Abc news kanë në faqe të par...
Sot afati i fundit, Ibrahinaj sqaron: Çfarë duhet të bëjnë bizneset që të mos penalizohen me 50 mijë lekë për punonjë
Shqipëri– Data 5 qershor është afati i fundit i aplikimit online, pa penalitet për tatimpaguesit, të cilët nuk kanë plotësuar ende kërkesën për përfitim t...
Vrau dy vëllezërit dhe u zhduk me bishën superluksoze “Benz”, Roland Pula kërkohet me drone, Policia është ngritur në
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e makinës luksoze që Roland Pula dyshohet se ka përdorur gjatë ekzekutimit të vrasjes së dy vëllezërve Bardhi...
Zbulohet EMRI/ Fqinji i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Bardhi, kush është Roland Pula. FNSH ‘zbarkon’
KRUJË– Zbulohet identiteti i të dyshuarit kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije s...