Aktualitet

Lëviste me armë zjarri nëpër Laç, policia arreston 35-vjeçarin

5 Qershor 2020, 07:05 Nga DOSJA
Lëviste me armë zjarri nëpër Laç, policia arreston

Kurbin- Policia në Laç ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale A.T, pasi lëviste me armë zjarri nëpër qytet. Uniformat blu bëjnë me dije se 35-vjeçari është arrestuar teksa lëviste me makinën  e tij tip “Volkswagen”, gjatë kontrollit të së cilës është gjetur një pistoletë dhe 9 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A. T., 35 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet. Shërbimet e Policisë, në qytet Laç, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. T. dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 35-vjeçari në laç arrestohen 35-vjeçari në laç

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2020, 06:10

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me jetën e dy viktimave, Xhontil Bardhi dhe Gazmir Bardhi, që një natë më parë u ekzekutuan me kallashnikov ng...

Aktualitet 5 Qershor 2020, 05:38

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë që ndodhi nëj natë më parë në fshatin Gramëz në Krujë, ku u ekzekutuan me kallash...