Aktualitet

Autori u bëri pritë dy vëllezërve në Krujë, pas sherrit në lokal mori kallashnikovin dhe i vrau në derë të shtëpisë

5 Qershor 2020, 06:53 Nga DOSJA
Autori u bëri pritë dy vëllezërve në Krujë, pas

Krujë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Gramëz të Krujës, ku u vranë me breshëri kallashnikovi, dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi. Dosja.al mëson se  fillimisht autori Roland Pula dhe viktimat u konfliktuan në një lokal të fshatit, ku u përplasën verbalisht. Pas sherrit në lokal, autori shkoi për të marrë armën kallashnikov dhe u bëri pritë dy vëllezërve pranë banesës së tyre. Pas një debati të shkurtër ai qëlloi me breshëri në drejtim të tyre dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se  një dekadë më parë vëllai i dytë i viktimave plagosi me thikë xhaxhanë e autorit. Për krimin, ai kreu dënimin dhe doli nga burgu.

 

Vrasje e dyfshitë ndodhi rreth orës 22:25 të mbrëmjes djeshme në fshatin Gramëz të Krujës. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula. Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet. Policia është në kërkim të autorit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne kruje xhentil bardhi vrasje ne kruje xhentil bardhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2020, 06:10

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me jetën e dy viktimave, Xhontil Bardhi dhe Gazmir Bardhi, që një natë më parë u ekzekutuan me kallashnikov ng...

Aktualitet 5 Qershor 2020, 05:38

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë që ndodhi nëj natë më parë në fshatin Gramëz në Krujë, ku u ekzekutuan me kallash...