Aktualitet

Trafiku i arabëve/ Pezullohet e arrestohet drejtoresha Toska, bashkë me të edhe ‘kokat’ e tjera të Policisë Kufitare, SHÇBA: Keqpërdorët postin për të fituar para, kemi gjithçka të dokumentuar

Enkeleda Toska me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë është vënë në pranga. Bashkë me Toskën u vunë në pranga edhe tre të tjerë: Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela; Shefi i sektorit dhe Albana Metko, Shefe e Seksionit. Toska u pezullua nga detyra bashkë me bashkëpunëtorët e saj. Të arresuarit akuzohen për veprat penale Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë nga puna u pezullua edhe Adelina Lita me detyrë specialiste.
Featured image of article: Trafiku i arabëve/ Pezullohet e arrestohet drejtoresha Toska, bashkë me të edhe ‘kokat’ e tjera të Policisë Kufitare, SHÇBA: Keqpërdorët postin për të fituar para, kemi gjithçka të dokumentuar Altin Hasani, Enekeleda Toska dhe Albana Metko

TIRANË– Enkeleda Toska me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë është vënë në pranga një ditë pas publikimit të emisionit Top Story, që tregoi implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë në trafikun e arabëve në Shqipëri.

Burime për Dosja.al treguan se bashkë me Toskën është bërë arrestimi i të gjithë zinxhirit drejtues së Drejtorisë së Migracionit. Bashkë me Toskën u vunë në pranga edhe tre të tjerë: Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela; Shefi i sektorit dhe Albana Metko, Shefe e Seksionit.

Dosja.al mësoi fillimisht se paraditen e sotme, Toska u pezullua nga detyra bashkë me katër bashkëpunëtorët e saj. Përveç Hasanit, Zelës, Metkos dhe Toskës, nga puna u pezullua edhe Adelina Lita me detyrë specialiste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me anë të një njoftimi zyrtar SHÇBA-ja bëri me dije se është bërë i mundur arrestimi i Toskës bashkë me tre të tjerët. Në njoftim SHÇBA-ja sqaron se të arrestuarit, akuzohen se në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdorur atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi. Ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë dhe se për këtë gjë SHÇBA-ja e ka të dokumentuar këtë gjë, që është bërë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme. 

Një ditë më parë emisionit Top Story, publikoi investigimin në lidhje me trafikun e paligjshëm të shtetasve arabë në Shqipëri. Sipas emisionit është zbuluar një rrjet të madh të trafikimit të arabë në Shqipëri, që më pas të vijojnë rrugën drejt vendeve të ndryshme në Evropës. Shumë trafikantë nuk vepronin vetëm dhe ata ishin lidhur me zyrtarë të lartë në Policinë Kufitare duke lehtësuar punën e ture të jashtëligjshme.

(A.B;F.M/ Dosja.al)

  • 18:21

    U pezulluan nga detyra, arrestohen drejtoresha Toska dhe ‘kokat’ e tjera të Policisë Kufitare që u përfshinë në trafikun e arabëve, SHÇBA-ja: Kemi prova!

    Enkeleda Toska me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë është arrestuar nga SHÇBA-ja pas publikimit të skandalit ku Toska rezultoi e përfshirë në trafikun e arabëve. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se bashkë me Toskën janë vënë në pranga edhe tre persona të tjerë që akuzohen për të njëjtën çështje. Bëhet fjalë për Besnik Zelën me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë; Altin Hasani, me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë; Albana Metkën specialiste në DRKM, Tiranë. Në njoftim SHÇBA-ja sqaron se të ndaluarit, akuzohen se në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdorur atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi. Ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë dhe se për këtë gjë SHÇBA-ja e ka të dokumentuar këtë gjë, që është bërë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme. Ndalimi u bë për veprat penale të “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi zyrtar: SHÇBA ndalon drejtues e punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj. Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit i pezulloi nga detyra zinxhirin drejtues në DRKM Tiranë. Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qënieve njerëzore, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri, kreu ndalimin e punonjësve të policisë:

    – E.T., me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;

    – B.Z., me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;

    – A.H., me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

    – A.M., specialiste në DRKM, Tiranë. Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi. Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme. Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqiperi. Ndalimi u bë për veprat penale të “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim. Hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie. SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo shkelje apo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë, në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë. Nē këtë kuadër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, në datë 27 maj 2020, nisi hetimin disiplinor për “Shkelje të rënda të atributeve e kompetencave të Policisë”, ndaj 4 punonjësve të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, të ndaluar nga SHÇBA, si dhe punonjësen A.L., specialiste e Migracionit në DRKM Tiranë. Mbi bazën e hetimeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të 5 punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë disiplinore të atributeve dhe kompetencave të policisë, pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde dhe ligjit për të huajt, në plotësimin e praktikave të aplikimit për leje qëndrimi të shtetasve të huaj. Policia e Shtetit mbetet e vendosur të ndëshkojë dhe të largojë nga radhët e saj, cilindo që abuzon me detyrën kundër ligjit dhe në dëm të interesit qytetar.

Shto Koment