Aktualitet

5 Qershor 2020, 05:38 Nga DOSJA

KRUJËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë që ndodhi nëj natë më parë në fshatin Gramëz në Krujë, ku u ekzekutuan me kallashnikov dy vëllezërit, Xhontil dhe Gramoz Bardhi.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në një lokal në fshatin Gramëz, ku dy viktimat janë konfliktuar fillimisht me vëllain e autorit.

Pas sherrit në lokal autori Roland Pula erdhi në ndihmë të vëllait dhe me kallashnikov në krah u zuri pritë në derën e shtëpisë dy vëllezërve Bardhi dhe i ekzekutoi.

Kjo nuk ishte përplasja e parë që kishin patur vitkiamt dhe autori. Dy vëllezërit dhe pula prej më shume se 15 vitesh bashkëpunim në grabitje dhe në kultivimin e kanabisit. Pavarësisht nga bashkëpunimi, sherret mes tyre, kishin qenë të përhershme. Madje, rreth 15 vite më parë, djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit. Më kalimin e kohës bashkëpunimet kanë rinisur, ndërsa kjo rrahje nuk është harruar. Mësohet se viktimat kanë plagosur me armë zjarri edhe xhaxhain e Pulës, para 10 vitesh.

Mirëpo, sherret kulmuan një natë më parë, kur dy vëllezërit e ekzekutuar, diskutuan me fjalë me vëllain e Roland Pulës dhe në gjaknxehtësi e sipër autori qëlloi mbi ta me kallashnikov dhe i la të vdekur në vend.

Mësohet se një prej viktimave, Xhontil Bardhi ka qenë prift dhe një besimtar i rregullt, ndërsa tjetri, Gazmir Bardhi, ishte i martuar dhe me dy fëmijë. Të dy janë marrë prej vitesh me grabitje dhe kultivim kanabisi, dhe rezultojnë si persona të skeduar.

Për Xhontilin, shprehu pikëllimin edhe Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta. Përmes një fotoje ku shihet i qeshur krah Gjonit Dom Gjergj Meta shkruan se ka pasur shumë gjëra për t’i thënë të riut, ndërsa tashmë po i jep lamtumirën. I riu kishte ndjekur seminarin e priftërinjve në Shkodërv dhe njihej si besimtar i përkushtuar. Por gjatë gjatë pauzës 2-vjeçare, koha gjatë të cilës duhet të vendoste nëse dëshironte të bëhej prift apo jo, kishte hequr dorë.

Vrasje e dyfshitë ndodhi rreth orës 22:25 të mbrëmjes së kaluar në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula në lokalin e fshatit Gramëz. Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet. Policia është në kërkim të autorit, ndërkohë që është sekuestrohet makina e tij luksoze.

J.V; F.M/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet roland pula vrasje ne kruje roland pula vrasje ne kruje

Sondazh

Poll