Politike

Fluturoi në ‘weekend’ për në Francë, kryeministri Rama tregon kë takoi: Drekova me njerëzit e presidentit të Francës

4 Qershor 2020, 20:21 Nga DOSJA
Fluturoi në ‘weekend’ për në Francë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar udhëtimin e tij në Francë gjatë fundjavës së shkuar.

I pyetur në emisionin “Opinion”, edhe pse në fillim nuk pranoi që të tregonte detaje lidhur me udhëtimin, Rama pranoi se kishte takuar njerëz të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kufinjtë janë të mbyllur dhe kam kaluar në mënyrë klandestine me avion. Për fatin tim të keq unë nuk jam qytetar normal, jam kryeministër i Shqipërisë. Kam shkuar të premten pasdite. Kam pasur takim informal pune dhe më pas jam kthyer. Nuk tregohet me të. Mund të them me njerëzit e presidentit të Francës. Pse duhet të tregohet për çfarë?,“-tha Rama. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne france edi rama edi rama ne france

Sondazh

Poll