Art&Argëtim

Alien në Fier? Çiljeta tregon eksperiencën e saj: S’shtypja dot freksionin se më dridheshin gjunjët

1 Prill 2019, 07:25 Nga DOSJA
Alien në Fier? Çiljeta tregon eksperiencën e saj:

TIRANË– Prania e jashtëtokësorëve në planetin Tokë është gjithmonë një temë që ka hapur diskutime. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga në rubrikën “Escape” të “ E Diell” ndau me teleshikuesit eksperiencën e saj lidhur me çështjen.

Sipas saj, ajo ka parë një objekt të çuditshëm teksa rrinte pezull në qiell në një qytet të Shqipërisë.

“Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte. Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës. Objektin nuk e shquaja dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët,”– rrëfen Xhilaga.

Çiljeta shtoi se historinë nuk e ka treguar asnjëherë në publik, sepse mund t’u dukej e pabesueshme, por fakti që ka qenë me mamanë e saj e bën më të vërtetë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alien ne fier çiljeta xhilaga alien ne fier çiljeta xhilaga

Sondazh

Poll