Aktualitet

Jo vetëm në Tiranë, ja qytetet ku qytetarët u ngritën në protestë kundër abuzimit ndaj të miturve, Lezha dhe Durrësi m

4 Qershor 2020, 18:00 Nga DOSJA
Jo vetëm në Tiranë, ja qytetet ku qytetarët u ngritën

SHQIPËRI– Qytetarë dhe aktivistë të shumtë janë ngritur në protest edhe në qytete të tjera përveç Tiranës.

Në Durrës dhe në Lezhë, qytetarë të shumtë me pankarta në duar, kanë dalë të protestojnë kundër abuzimit të të miturve.

‘Monstra’, ‘Për fëmijërinë e vjedhur’, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, ‘Pse nuk raportojmë’, janë disa nga pankartat.

Për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Mes protestuesve kishte VIP-a si: Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Rudina Hajdari, Grida Duma, etj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet per femijerine e vjedhur protesta kunder abuzimit me te mitur per femijerine e vjedhur protesta kunder abuzimit me te mitur

Sondazh

Poll