Politike

‘Çfarë iu kushton ju që t’i jepni garanci opozitës?’/ Rama flet për administratën zgjedhore: Zgjedhjet s’janë pre

4 Qershor 2020, 19:21 Nga DOSJA
‘Çfarë iu kushton ju që t’i jepni garanci

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me pikën ku kanë mbetur negociatat për Reformën Zgjedhore.

Rama tha se maxhoranca mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore, duke u shprehur se kjo është një pikë e shkruar qartë në rekomandimet e OSBE-ODHIR.

PJESË NGA EMISONI:

Rakipllari: Rregullat e lojës janë bërë mes dy palëve, përgjithësisht maxhorancat janë përpjekur për garanci. Çfarë iu kushton ju që t’i jepni garanci për komisionerët e saj në numërimin e votave?

Rama: Nuk na kushton ne? Është gangrenë 30-vjeçare. Nuk e kemi kërkuar në këtë Reformë. Unë nuk besoj që në Shqipëri, zgjedhjet të jenë prekur nëpër komisione. Nuk besoj që ndodh ndonjë hata por kemi përpara një detyrë të qartë; të depolitizojmë administratën zgjedhore. Është kërkesë e ODHIRIT.

*Ndërhyn Rakipllari

Rama: Po më lër të mbaroj se jemi në distancë

Rakipllari: Dakord!

Rama: S’ka dakord, të dëgjoj më ndërhyn. Ça dakord mo?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama reforma zgjedhore edi rama reforma zgjedhore

Sondazh

Poll