Politike

Reforma Zgjedhore/ Rama flet hapur, tregon pikat e ‘dobëta’: Jam pesimist! S’kemi kohë për aplikimin e teknologjisë, t

4 Qershor 2020, 19:08 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Rama flet hapur, tregon pikat e ‘dobëta’:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisonin “Opinion”, Rama u shpreh se ishte pesimist sa i përket aplikimit të teknologjisë së kërkuar nga ana e PD-së për zgjedhjet e ardhshme.

Kreu i qeverisë gjithashtu është treguar i hapur që Partia Demokratike të monitoronte procesin për të shmangur më pas pakënaqësitë.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Pyetje: Çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore?

Edi Rama: U tha qartë nga Ambasadorja, topi është fushën e PD dhe përsa na takon e kemi mbyllur këtë proces. Kemi bërë të gjitha koncesionet e arsyeshme dhe mendoj që kemi në dorë një produkt të mirë. Le të themi se nëse do t’i qëndronim strik kornizës së OSBE, nuk do ta konsideronim fare teknologjinë. Përsa në takon kemi bërë një studim me dëshirën për ta adresuar këtë problem që alibia e elekretonikës të binte. Nuk është diçka e pabëshme. Problemi është që kërkon kohë. Unë jam pesimist. ODHIR nuk e inkurajon, por sygjeron që të mos shkojë përnjëherë. Ne donim që zgjedhjet lokale të përdoreshin si pilot. Ne kemi humbur shumë kohë sepse nuk bëhen rregullat e lojës me molotov. Koha është e shkurtër. Kemi bërë edhe stimulimin e PS-së dhe ajo që kemi marrë nga të gjitha analizat me kompanitë që e bëjnë, është se nga momenti i nënshkrimit të kontratës kemi minimumi 6 muaj. Do marri korrikun, do të duhet një kohë për termat e referencës. Ka një periudhë ankimimi. Ne hyjmë në vitin e ri zgjedhor në kushtet kur bëjmë kontratën. Jemi në pamundësi objektive. KQZ dhe PD duhet ta marrin përsipër këtë punës. Qeveria do mbështesë financiarisht por për tenderin kontratën dhe implementimin merret KQZ, ndërsa PD të propozojë vetë një zëvendëskryetar për ta ndjekur këtë proces, që nesër të mos kemi avazin e vjetër u sabotua aty, u vodh këtu. Të monitorojë procesin. Debati është për administrimin zgjedhor. Është dakorduar për identifikimin biometrik dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca e kam marrë përsipër që Bashkimi Europian të marrë kostot e identifikimit biometrik që shkon rreth 15 milionë euro.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama reforma zgjedhore edi rama reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 13:15

TIRANE- Dosja.al ka siguruar që dje informacionin që pika e mbetur lidhet me Administrimin Zgjedhor. Sot mësohet se Partia Socialiste e ka pranuar propozimin e ...