Bota

Kryebashkiaku i Minneapolis,‘prek’ botën me gjestin e tij. Ulet në gjunjë para arkivolit të George Floyed dhe shpërthen

4 Qershor 2020, 18:54 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Minneapolis,‘prek’ botën me gjestin e tij. Ulet

SHBA- George Floyed, afroamerikani që u vra në mënyrë deskriminuese nga një oficer policie, ku ky i fundit i mori jetën pasi i vuri gjurin në fyt dhe i bllokoi frymëmarrjen do të përcillet për në banesën e fundit në datën 9 qershor.

Ndërkohë këto ditë janë duke vijuar homazhet për nder të tij, ku marrin pjesë familjarë, miq dhe shokë. Ditën e sotme pjesë e homazheve është bërë edhe kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, i cili ka ‘prekur’ botën me gjestin e tij. Gjatë vizitës së tij në vendin ku po kryheshin ritet kryebashkiaku është ulur në gjunjë para arkivolit të George dhe më pas ka shpërthyer në lot.

Sot e gjithë Amerika është shtrirë në tokë për një 8 minuta e 46 sekonda në nder të të tij. Harku kohor perkon me kohën që polici ka vrarë Floyd-in.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd jacob frey george floyd jacob frey

Sondazh

Poll