Sport

Goditi me grusht kundërshtarin, Federata merr vendimin për Grezdën, lojtari dënohet me…

4 Qershor 2020, 14:17 Nga DOSJA
Goditi me grusht kundërshtarin, Federata merr vendimin për

KROACI-Eros Grezda ja hedh paq, futbollisti shqiptar që aktivizohet me Osijek u bë lajmi kryesor në mediat kroate. Në përfundim të ndeshjes, lojtari goditi lojtarin e Rijekës, Antonio Colak me arsyetimin se kundërshtari i tij e kishte provokuar. Federata kroate ka marrë vendimin për  Grezdën. 4 ndeshje pezullim në të gjitha aktivitetet sportive në vend. Një dënim ky jo shumë i rëndë për shqiptarin, duke ditur se për ngjarje të tilla parashikohen dënime edhe më të rënda.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”, thuhet në njoftimin e Federatës Kroate.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eros grezda futbollisti shqiptar osijek eros grezda futbollisti shqiptar osijek

Sondazh

Poll