Politike

Basha vijon lëvizjet për Reformën Zgjedhore, mbledh ekspertët në selinë blu

4 Qershor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Basha vijon lëvizjet për Reformën Zgjedhore, mbledh

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po vijon lëvizjet për Reformën Zgjedhore.

Dosja.al mëson se kreu i PD ka mbledhur sot paradite ekspertët për Reformën Zgjedhore, ku po diskuton me ta për pikën e fundit që ende nuk është rënë dakord të pranohet nga drafi i propozuar nga ambasadorja Yuri Kim.

Në takim me Bashën është, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Gazment Bardhi dhe Çlirim Gjata që njihen si juristët nga radhët e PD.

Takim i Bashës me ekspertët vjen në një ditë pas dështimit të negociatave, pasi mbrëmjen e djeshme, ambasadorja Kim në fund të bisedimeve 9-orëshe u shpreh se marrëveshja është arritur, pasi maxhoranca kishte lëshuar shumë por pritet dhe një “Po” nga Lulzim Basha. Ky i fundit në një deklaratë nga selia blu tha se është bërë shumë progres, por ka mbetur dhe një pikë për tu dakordësuar. Dosja.al mëson se procesi ka ngecur tek depolitizimi i adminsitratës zgjedhore, pasi maxhoranca kërkon komisionerë të pavarur, ndërsa opozita shprehet se duhet dhe komisionerë politikë në rolin e vëzhguesit pa të drejtë vendimmarrje. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh ekspertet deshton reforma zgjedhore lulzim basha basha mbledh ekspertet deshton reforma zgjedhore lulzim basha

Sondazh

Poll