Aktualitet

Dalin FOTOT/ Ky është hoteli “Alessio”, streha e prostitucionit tek ‘bishti i Zhurit’ ku vajzat ‘qaheshin’ se kish

3 Qershor 2020, 19:24 Nga DOSJA
Dalin FOTOT/ Ky është hoteli “Alessio”, streha e

RROGOZHINË- Fotot që po shikoni vijnë nga hoteli “Alesio”, një nga ambientet që ishin kthyer në fole prostitucioni nga dy biznesmenët që tashmë kanë rënë në pranga, Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi.

Siç shihet edhe në pamje, skuta ku pesë punonjëset e seksit ushtronin aktivitetin e tyre i përngjan një biznesi me kushte minimale. Në katin e parë të tij ndodhet edhe një restorant që më tepër duket si një mensë.

Karriget prej druri, shtrati me çarçafet me vija që ka mbi të peshqirët e bardhë dhe blu është pikërisht vendi ku të arrestuarat fusnin klientët e tyre dhe u kryenin ‘shërbime’ në këmbim të 50 apo 100 eurove në orë në varësi të vajzës që zgjidhnin. Hoteli ndodhet në zonën e quajtur si bishti i Zhurit në dalje të Kavajës.

Dosja.al raportoi se kryesorët e grupit kanë qenë pronarët e hoteleve. Ata merrnin 1/3 e fitimit për pagesën e dhomës, kur njëri nga klientët shkonte me një punonjëse seksi, e cila varionte nga mosha 20 deri në 56 vjeç.

Operacioni u zhvillua në Rrogozhinë mëngjesin e sotëm, pas 7 muajsh hetimesh. Gjatë operacionit “Zhuri” në Rrogozhinë, u arrestuan 8 persona për shtrytëzim prostitucioni. Policia arrestoi dy biznesmentët  Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, në hotelet e të cilëve kryehej prostitucion dhe 5 punonjëset e seksit.  

Po kështu është arrestuar në flagrancë edhe një qytetar me iniciale B. Gj i cili ishte duke kryer marrëdhenie me një nga punonjëset e seksit. Për 2 pronarët e hoteleve dhe 5 punonjëset e seksit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen pronarët e hoteleve në kavajë operacioni zhuri operacioni zhurri në kavajë arrestohen pronarët e hoteleve në kavajë operacioni zhuri operacioni zhurri në kavajë

Sondazh

Poll