Aktualitet

‘Kush do t’i ndalojë?!’/ Lumi Fan i Madh kthehet në ngjyrë të zezë, kompania e bakrit gjen ‘zgjidhjen’ për mbetj

3 Qershor 2020, 18:51 Nga DOSJA
‘Kush do t’i ndalojë?!’/ Lumi Fan i Madh kthehet në

FUSHË-ARRËZ- Genc Sejko, i njohur në rrjet si njeriu i memeve ka postuar disa pamje të trishtë që vijnë nga veriu i Shqipërisë. Në rrjetin e tij social, Sekjo ka publikuar disa video nga lumi Fan i Madh, i cili është kthyer në ngjyrë të zezë për shkak të ndotjes.

Fabrika e bakrit në këtë zonë i është dhënë me koncension një kompanie turke “BER-ONER”. Kjo e fundit në vend që të përpunojë të gjitha mbetjet e metalit ka gjetur një tjetër rrugë më të shkurtër. Të gjithë lëndët e mbetura pa përpunuar i derdh në lumin Fan i Madh.

“Fabrika e bakrit në Fushë-Arrez, e cila është marrë me konçesion nga një kompani turke ka dalë me një ide gjeniale. Për të kursyer lekë, mbetjet që dalin nga përpunimi i bakrit i hedh direkte në lumin Fan i Madh. Pse mos ta bëjë kush do t’i ndalojë?!,”-shkruan Sejko.

Siç duket edhe nga pamjet, lumi është kthyer në një ngjyrë të zezë për shkak të ndotje duke ‘zhdukur’ të gjithë biodiversitetin. Për më tepër që lumi përdoret për të vaditur mbi 700 ha tokë, duke bërë që gjithë sterilet e bakri të derdhen në të mbjella.

Banorët ankohen prej vitesh për ndotjen e lumit, duke u shqetësuar edhe për faktin se i njëjti ujë përdoret edhe në shtëpitë e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fushe arrez kompania turke “ber-oner” lumi fan i madh fushe arrez kompania turke “ber-oner” lumi fan i madh

Sondazh

Poll