Aktualitet

Po lëvizte me biçikletë, makina përpas të riun te “Rruga e Elbasanit”, dërgohet me urgjencë në spital

3 Qershor 2020, 19:18 Nga DOSJA
Po lëvizte me biçikletë, makina përpas të riun te

TIRANË -Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Mësohet se në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit” me rrugën “Qamil Guranjaku, mjeti me drejtues B.B., ka përplasur 22-vjeçarin B.R, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor, ndodhen në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:34, në rrugën e “Elbasanit”, në kryqëzim me rrugën “Qamil Guranjaku”, mjeti me drejtues shtetasin B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll