Aktualitet

Fshehu kokainën brenda ‘Play Station 4’/ Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Greqi

3 Qershor 2020, 18:34 Nga DOSJA
Fshehu kokainën brenda ‘Play Station 4’/ Arrestohet

GREQI- Policia greke ditën e sotme ka përfunduar një operacion për sekuestrimin e lëndëve narkotike në ishullin turistik të Mykonos-it, ku në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar shqiptar.

Policia greke ka bërë me dije se i riu brenda një pajisjeje elektronike (Play Station 4), kishte sasinë prej 1.3 kg kokainë të pastër. Pasi është arrestuar në teksa po zbriste nga trageti trageti i linjës që lidh ishullin e famshëm turistik të Egjeut me Pireun, ai u ka thënë agjentëve se droga do të shpërndahej në piacën e narkotikëve të këtij destinacioni turistik, i famshëm për festat e çmendura dhe mbrëmjet miliona euroshe të personazheve VIP botërorë.

Ndërkohë gjykata greke ka vendosur që të qëndrojë brenda hekurave për një kohë të pacaktuar.
Sakaqë në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit,emrat e të cilëve nuk bëhen publik për momentin.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll