Aktualitet

Ndalesa e radhës, AMT çon në Fier peticionin për rindërtimin e Teatrit

3 Qershor 2020, 17:53 Nga DOSJA
Ndalesa e radhës, AMT çon në Fier peticionin për

Fier-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka çuar në Fier peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Mbledhja e firmave u bë para Teatrit Bylis, ku u mblodhën shumë qytetarë.  Të pranishëm në tubim ishin Edmond dhe Robert Budina, si dhe aktori Neritan Liçaj.

Gjithashtu tek Teatri shkuan edhe aktivistë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fieri ishte ndalesa e radhës e AMT, pas më herët artistët e kanë çuar peticionin në Durrës, Lushnje, Shkodër, Burrel, Kukës Pogradec. Aktorët janë shprehur më herët, se lëvizja e tyre nuk ka qëllime politike.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit shembja e teatrit kombëtar aleanca per mbrojtjen e teatrit shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll