Sport

13 gola në katër ndeshje, Superliga rikthehet me fitoret e Tiranës dhe Kukësit

3 Qershor 2020, 17:13 Nga DOSJA
13 gola në katër ndeshje, Superliga rikthehet me fitoret e

Elita e futbollit shqiptar sot zbriti në fushë dhe vëmendja më e madhe pas karantinës ishte te Tirana dhe Kukësi.

Bardheblutë kishin një transfertë shumë delikate kundër Bylisit, por ia dolën të fitonin 3-1. Cobbinah shënoi një gol fantastik në minutën e 26-të, ndërsa Batha në sekondat e fundit të pjesës së parë dyfishoi me penallti.

Peposhi në të 66′ ngushtoi disavantazhin, deri kur Gentian Muça shënoi golin e sigurisë në minutën e 72-të.

Edhe Kukësi fitoi sot. Skuadra verilindore luajti në “Elbasan Arena” dhe fitoi 2-1 ndaj Luftëtarit. Kuksianët kaluan të parët në avantazh me anë të Gavazajt, ndërsa miqtë barazuan në të 68′ me Mehmetllari. Në fund Kukësi ia doli me gol të Abazajt.

Tirana e sheh veten në kuotën e 56 pikëve, ndërsa Kukësi në kuotën e 47 pikëve. Ndeshjet e tjera u mbyllën kështu: Laçi-Teuta 1-1, Flamurtari-Vllaznia 1-3.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi superliga tirana kukesi superliga tirana

Sondazh

Poll