Sport

Ibrahimovic zbarkon në aeroportin e Malpensas, sot bëhen testet për pulpën e dëmtuar

3 Qershor 2020, 16:48 Nga DOSJA
Ibrahimovic zbarkon në aeroportin e Malpensas, sot bëhen testet

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, sot ka zbarkuar në aeroportin e Malpensas me një fluturim privat, pasi ka kaluar një javë me familjen në Suedi.

ANSA raporton se sulmuesi i Milanit do të kryejë testet e kontrollit në pulpën e dëmtuar “48 orët e ardhshme”, por jo sot.

Pantallona të shkurtra dhe fytyra e fshehur nga maska dhe syzet e diellit të zeza, duke shmangur kështu telekronistët dhe fotografët e gazetarët – kështu u shfaq ai sot. Ibrahimovic hipi në makinën që i kishte vendosur klubi dhe u largua shpejt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibra merkato milan ibra merkato milan

Sondazh

Poll