Sport

25 lojtarë të prekur nga koronavirusi, klubi i njohur ka ftuar skuadrat e tjera të bëjnë testet

3 Qershor 2020, 13:57 Nga DOSJA
25 lojtarë të prekur nga koronavirusi, klubi i njohur ka ftuar

UKRAINË– Në Ukrainë 25 lojtarë dhe staf të Karpaty Lviv, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Këtë lajm e konfirmon klubi ukrainas, që ka ftuar edhe klubet e tjera të futbollit të bëjnë edhe ata testet anti-Covid-19, duke i këshilluar të jenë të kujdesshëm. E gjithë skuadra është në izolim.

Shumica e lojtarëve të prekur nuk kanë simptoma por kanë marrë masat që asnjë prej futbollistëve të mos rëndohet nga shëndeti. Të gjitha ndeshjet e Karpaty të programuara për qershorin janë shtyrë pa afat. Kampionati ukrainas ka rinisur fundjavën e kaluar, por ndeshjet janë luajtur pa tifozë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll karpaty lviv koronavirus ukraine futboll karpaty lviv koronavirus ukraine

Sondazh

Poll