Sport

Kush tha se Reali nuk do bëjë merkato? Zidane kontakton menaxherin Mino Raiola

3 Qershor 2020, 13:12 Nga DOSJA
Kush tha se Reali nuk do bëjë merkato? Zidane kontakton menaxherin

Real Madrid nuk heq dorë nga Paul Pogba. Sipas asaj që shkruan “le10sport”, trajneri Zinedine Zidane, ka kontaktuar agjentin e francezit, Mino Raiola, për t’i bërë me dije se “merengues” janë të interesuar për mesfushorin kampion bote, i cili te Manchester United po vuan jashtë mase.

Pogba nuk është më ai i Juventusit në “Old Trafford”, teksa në kombëtare ka bërë gjithmonë diferencën, në një rol ndryshe natyrisht. Reali është i bindur se Pogba është futbollisti që duhet në mesfushë, teksa po përgatit edhe ofertën.

Ndërkohë, rroga e francezit pritet të prekë 20 mln euro në sezon për 4 vitet e ardhshme.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato pogba united merkato pogba united

Sondazh

Poll