Politike

Ditë e ngjeshur për opozitën, Bylykbashi dhe Vasili shkojnë për konsultë te Basha

Më pas, pritet që Këshilli të mblidhet sërish për të nisur diskutimin, ndërsa ndërkombëtarët kanë vënë ditën e sotme si afat të fundit për të përmbyllur reformën Zgjedhore me dakordësi.
Featured image of article: Ditë e ngjeshur për opozitën, Bylykbashi dhe Vasili shkojnë për konsultë te Basha Petrit Vasili, dhe Oerd Bylykbashi

TIRANE- Pas ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit Politik në ambientet e rezidencës Amerikane, me ndërhyrjen e tri ambasadorëve të huaj, përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili mësohet se do të zhvillojnë një takim me kryetarin Lulzim Basha, ku do t’a informojnë lidhur me ecurinë e mbledhjes së KP gjatë ditës së sotme.

Më pas, pritet që Këshilli të mblidhet sërish për të nisur diskutimin, ndërsa ndërkombëtarët kanë vënë ditën e sotme si afat të fundit për të përmbyllur reformën Zgjedhore me dakordësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas gati 9 orë negociatash dje me ndërkombëtarët, SHBA, BE dhe Britani e Madhe, ambasadorët u shprehën optimistë dhe lanë si afat të fundit ditën e sotme për miratimin e Zgjedhores. Palët janë ndarë tek çështja e Administratës Zgjedhore, ku PD kërkon departizim të administratës dhe PS, kërkon depolizitim.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment