Sport

“Guardiola protestonte në mënyrë të poshtër”, arbitri spanjoll i nxjerr të “palarat” edhe Mourinhos: Portugezi men

2 Qershor 2020, 20:34 Nga DOSJA
“Guardiola protestonte në mënyrë të

SPANJË-Më 29 nëntor të 2010-ës, Jose Mourinho përjetoi për herë të parë një “El Classico”, pasi Reali i Madridit të tij u mposht me rezultatin e thellë 5-0 në “Camp Nou” përballë Barcelonës, ndërsa ditën e sotme arbitri i asaj ndeshjeje ka zbuluar disa prapaskena interesante.

Eduardo Iturralde Gonzalez tregoi dialogun me trajnerin portugez në përfundim të takimit, ndërsa shtoi se menaxhimi i Mourinhos ishte shumë më i lehtë, krahasuar me trajnerin spanjoll Pep Guardiola, që atëherë drejtonte Barcelonën.

“Në përfundim të ndeshjes Mourinho mu afrua dhe më tha: Shumë mirë Iturralbe. Ke gabuar, i thashë. Ka vetëm një gjel në kafaz të pulave dhe ai nuk je ti. Mourinho ishte më i lehtë për t’u menaxhuar, pasi vinte në punë cirkun dhe teatralitetin e tij, ndërsa Guardiola protestonte në mënyrë shumë të poshtër”, tregoi arbitri spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eduardo iturralde gonzalez josë mourinho pep guardiola eduardo iturralde gonzalez josë mourinho pep guardiola

Sondazh

Poll