Sport

I erdhi ofertë nga klubi i njohur, futbollisti brazilian gati të udhëtojë 600 km me biçikletë

3 Qershor 2020, 09:28 Nga DOSJA
I erdhi ofertë nga klubi i njohur, futbollisti brazilian gati të

BRAZIL-Ish-futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Fred, ka vendosur të bëjë një veprim të pazakontë. Sulmuesi njoftoi se do të udhëtoj 600 kilometra për të shkuar nga Belo Horizonte deri ne Rio de Janiero. Kjo aventurë nuk është e rastësishme, por e një natyre humanitare.

Fred dëshiron të ndihmojë katër mijë familje të varfra dhe u bëri thirrje të gjithëve që të dhurojnë para, ushqim ose burime tjera për secilin kilometër që kalon në biçikletë. Ai e nisi fushatën në internet dhe shpreson të ketë sukses.

Fred u largua nga Belo Horizonte ditën e hënë, duke u drejtuar nëpër rrugët me baltë dhe rrugët lokale, për të shmangur autostradën dhe njerëzit. Ai deri më tani ka kaluar 155 kilometra. 36 vjeçari do të mbërrijë në qendrën stërvitore të Fluminense ditën e premte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil fluminense fred futboll brazil fluminense fred futboll

Sondazh

Poll