Sport

Pjanic i thotë “po” Barcelonës, Juventus do të marrë në këmbim futbollistin me “këmbë kristali”

3 Qershor 2020, 09:39 Nga DOSJA
Pjanic i thotë “po” Barcelonës, Juventus do të

ITALI-Rindizen shpresat e Barcelonës për të firmosur me Miralem Pjanic. Gazeta katalanase MundoDeportivo shkruan se Ousmane Dembele i ka ndezur dritën jeshile një kalimi të mundshëm te Juventusi si pjesë e marrëveshjes që do të çojë mesfushorin boshnjak në Camp Nou. Pas përgjigjes negative të mesfushorit brazilian Arthur dhe refuzimit të klubit katalanas për të përfshirë në marrëveshje talentin Ansu Fati, tashmë ka dalë në skenë karta Dembele që mund të zhbllokojë këtë operacion merkatoje.

Te Juventusi Dembele ndërkohë do të kishte mundësi të luante në vazhdimësi dhe për këtë arsye është i gatshëm të pranojë transferimin për t’u kthyer në nivelet kur luante për Borussian. Dembele aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që pësoi në muajin shkurt, kur iu nënshtrua dhe një operacioni. Në këtë sezon të La Ligas, 23-vjeçari francez është aktivizuar vetëm në 5 takime duke shënuar 1 gol.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona dembele juventus pjanic barcelona dembele juventus pjanic

Sondazh

Poll