Bota

Seanca për betimin e qeverisë, Vjosa Osmani refuzon drejtimin e diskutimeve

3 Qershor 2020, 10:07 Nga DOSJA
Seanca për betimin e qeverisë, Vjosa Osmani refuzon drejtimin e

KOSOVË- Vjosa Osmani ka refuzuar që të drejtojë sot seancën në Kuvend, ku do të betohet qeveria e re. Ajo në nisje të punimeve ka thënë se nuk do jetë në krye të Kuvendit për sot dhe vendin e saj e ka zënë Kujtim Shala, i cili është nënkryetar nga radhët e LDK-së.

LDK-ja ka propozuar për kryeministër, Avdullah Hotin dhe ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe, por ende nuk dihet nëse i ka 61 votat që do i japin drejtimin e qeverisë.

Seanca e sotme është shoqëruar dhe me bojkot nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk ka preferuar të shkojë në Kuvend.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni betimi i qeverise hoti vjosa osmani betimi i qeverise hoti vjosa osmani

Sondazh

Poll