Aktualitet

Edhe disa ditë larg 13 qershorit! Besimtarët rikthehen në kishën e Laçit, ja si duket e marta e sotme (PAMJET)

2 Qershor 2020, 19:56 Nga DOSJA
Edhe disa ditë larg 13 qershorit! Besimtarët rikthehen në

LAÇ- Heqja e masave kufizuese ka bërë që shumë besimtarë këtë të martë t’i drejtohen kishës së Shën Ndout në Laç.

Kjo është e marta e 12-të e Shën Ndout që e gjen këtë vend të shenjtë me kaq shumë njerëz pasi të gjitha aktivitetet e kishës katolike ishin pezulluar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Tashmë besimtarët nga mbarë vendi kanë mundësinë t’i drejtohen kësaj kishe me lutjet e tyre dhe mund të ndjekin dhe meshën e shenjtë.

Të shumtë kanë qenë pelegrinët, të ciët e kishin të martën e parë ditën e sotme, ndërsa lutjet e tyre ishin për mbarësi, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.

Marrë nga : Top Channel

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kisha e laçit koronavirusi ne shqiperi kisha e laçit koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll