Aktualitet

I kërkuar për vrasje nga SHBA-ja, arrestohet 50-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër, si kreu krimin jashtë restorantit në Fl

2 Qershor 2020, 16:56 Nga DOSJA
I kërkuar për vrasje nga SHBA-ja, arrestohet 50-vjeçari i

SHKODËR– Arben Bregu, 50 vjeç nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe pritet të ekstradohet drejt SHBA-së ku kërkohët për një vrasje. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit mësohet se Bregu është vënë në pranga gjatë një operacioni që u zhvillua në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana.

Të njëtat burime bëjnë me dije se Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër, kërkohej nga drejtësia amerikane pasi rezulton që në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Në vitin 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Njoftimi i policisë Shkodër

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi. Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben bregu arrestohet arben bregu florida shba shkoder arben bregu arrestohet arben bregu florida shba shkoder

Sondazh

Poll