Nesër dilte para Vettingut, sëmuret Shpresa Beçaj, paraqit në KPK raport mjekësor
2 Qershor 2020, 18:11Nga DOSJA
TIRANË- Shtyhet për në datën 17 qershor vendimi për gjyqtaren, Shpresa Beçaj. Ish-kryetaja e Gjykatës së Lartë do të duhej që të paraqitej ditën e nesërme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me vendimin e marrë ndaj saj por ‘planet’ kanë ndryshuar.
Gjyqtarja e Apelit në Tiranë ka çuar në KPK, një raport mjekësor duke shtyrë seancën ku edhe do të vlerësohet për tre shtyllat në të cilat bazohet Vettingu; pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.
Po kush është gjyqtarja Shpresa Beçaj?
Beçaj ka përfunduar studimet në drejtësi në vitin 1983 dhe e ka filluar karrierën si gjyqtare nga Gjykata e Gramshit. Më pas ajo është emëruar në Tiranë, për t’u dekretuar si kryetare në Gjykatën e Larë në vitin 2008. Me përfundimin e mandatit në vitin 2013, Beçaj udhëhoqi një betejë ligjore kundër Këshillit të Lartë të Drejtësi për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe e fitoi.
Por megjithatë vendimi për emërimin e saj në Gjykatën e Apelit u shty deri në vitin 2018. Në formularin e saj të parë të deklarimit të pasurisë në vitin 2003 ajo ka deklaruar 840 mijë lekë pasurim ndërsa në vitin 2018 buxheti i saj kap vlerën prej 67.9 milionë lekësh. Ajo është përmendur edhe në videopërgjimin e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Priftit dhe Ilir Metës. Vajza e saj, Selvi Beçaj, u kandidua nga LSI, asokohe me në krye Metën, në Kukës për deputete, por nuk rezultoi fituese.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Mbrëmjen e 21 shtatorit 2018, një grup policësh me maska të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit zbarkuan në ambientet e një bilardoje në zonën e Xhamllik...
BERAT– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot në qytetin e Beratit për të mbledhur firmat për peticionin që kërkon ndërtimin e Teatrit Kombëtar në të ...
GREQI– Babai i Aleksandra Bistolaki, 23-vjeçares shqiptare e cila ndërroi jetë si pasojë e një gabimi që mjeku bëri më të pas një operacioni, ka treguar ...
VLORË– Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e Kristian Breshanaj, disa javë më parë në qytetin e Vlorës. Kristian Breshanaj rezultonte i dënuar për drog...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale.Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në Policinë ...
DURRËS- Pasiguria për jetën është kthyer në pjesë të së përditshmes për familjet që jetojnë pranë objekteve shumëkatëshe të dëmtuara rëndë nga tërmeti i në...