Operacioni për heqjen e kistit në Greqi i kushtoi jetën/ Flet babai shqiptar i 23-vjeçares: Kishte dhimbje gjithë natës, d
2 Qershor 2020, 16:56Nga DOSJA
GREQI– Babai i Aleksandra Bistolaki, 23-vjeçares shqiptare e cila ndërroi jetë si pasojë e një gabimi që mjeku bëri më të pas një operacioni, ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjeve.
Në një intervistë për “Protothema,”, ai u shpreh se vajza kishte patur dhimbje dhe të vjella gjatë gjithë natës, ndërsa mjeku i kishte siguruar se do ta kalonte me një qetësues.
Më pas kur kishte kuptuar se gjendja e të resë ishte tejet e rëndë, i kishte sugjeruar prindërit që ta çonin me urgjencë në Athinë.
“Fatkeqësisht, ne e humbëm fëmijën tonë në një operacion rutinë. Ajo shkoi për të bërë një operacion gjinekologjik dhe e vranë. Shkoi në spital me të ëmëm, kishte shkuar me të ëmën dhe pasi mbaruan operacionin u kthyen në shtëpi. Alexandra kishte dhimbje të forta. Gruaja mori mjekun në telefon, ndërsa ai i tha se dhimbjet ishin normale dhe e këshilloi që t’i jepte vetëm disa qetësuesa. Dhimbja s’i pushoi dhe vajza volli gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, doktori na tha të shkonim në klinikë, por Alexandra ishte aq e rraskapitur sa na sollën autoambulancë. Kur mjeku kuptoi dëmin që kishte bërë, filloi të thërriste kardiologë dhe neurologë edhe pse na thoshte që të mos shqetësoheshim. Pastaj na tha që ta çonim në Athinë me urgjencë ku edhe humbi jetën. Ajo ishte një vajzë aktive, studionte kontabilitet dhe ishte në vitin e tretë. Më 18 qershor do të festonim ditëlindjen e 23-të, por për fat të keq ne e humbëm atë,”-tha babai i 23-vjeçares.
22-vjeçarja kishte kryer një operacion më 22 maj, ku kishte hequr një kist, që në fakt i shkaktoi një çrregullim hormonal që i kushtoi më pas edhe jetën.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e Kristian Breshanaj, disa javë më parë në qytetin e Vlorës. Kristian Breshanaj rezultonte i dënuar për drog...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale.Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në Policinë ...
DURRËS- Pasiguria për jetën është kthyer në pjesë të së përditshmes për familjet që jetojnë pranë objekteve shumëkatëshe të dëmtuara rëndë nga tërmeti i në...
TURQI- Prokuroria e Stambollit ka dhënë pretencën për bashkëpronarin e “Air Albania”, Sinan Idrizin. Mediat turke raportojnë se organi i akuzës ka kërkuar 10 vi...
TIRANË– 21 kg qese ambalazh, 370 kova plastike me produkte nargjile, 33 shishe me kimikate përzierësish dhe aromatizues të ndryshëm, një kovë me 15 kg prod...
KUKËS– Situata në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë është tensionuar. Prej dy ditësh pala kosovare nuk lejon kalimin e shtetasve shqiptarë, pasi u kërkon ...
Durrës- Policia e Durrësit ka dhënë detaje për vdekjen e 20-vjeçarit sirian në Durrës. Uniformat blu dyshojnë se i riu ka rënë nga kati i tretë i ish-ho...