Aktualitet

AMT ndalet në Berat, mbledh 537 firma për rindërtimin e Teatrit, Budina: Jemi në kontakt me PE

2 Qershor 2020, 17:03 Nga DOSJA
AMT ndalet në Berat, mbledh 537 firma për rindërtimin e Teatrit,

BERAT– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot në qytetin e Beratit për të mbledhur firmat për peticionin që kërkon ndërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend dhe mënyrë. Në protestë me anëtarë të Aleancës kanë qenë edhe qytetarë e aktivistë të tjerë, që i mbështesin në kauzën e tyre.

Shumë prej qytetarëve kanë marrë edhe pankarta me vete ku shkruhet “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht”; “Artistët janë shpirt i kombit”; etj,.

Përveç pjesëtarëve të Aleancës, në tubim morën pjesë edhe mbështetës nga opozita e Beratit. Mësohet se AMT arriti të mbledhë 537 firma në Berat për rindërtimin e Teatrit.

Gjatë fjalës së tij, regjisori Robert Budina u shpreh se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është në kontakt me Parlamentin Europian. Gjithashtu ai bëri me dije se po organizohet një protestë e madhe në Tiranë.

Jemi në kontakt me Parlamentin Europian. Nuk e kemi ulur kokën, nuk jemi dorëzuar, pasi kultura do të zgjojë shpresën”, u shpreh Robert Budina.

Më herët, AMT është ndalur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si, Kukës, Burrel, Lezhë, Lushnjë, Pogradec dhe Shkodër.

(f.m, g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit aleanca per mbrojtjen e teatrit

Sondazh

Poll