Bota

Humbën jetën nga shembja e minierës në Kosovë, dalin emrat e viktimave, Thaçi shpreh ngushëllime për familjarët

2 Qershor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Humbën jetën nga shembja e minierës në Kosovë, dalin

KOSOVË- Dy persona humbën jetën ditën e sotme në minierën e Artanës, e cila ndodhet 40 km në lindje të Prishtinës. Mësohet se viktimat janë xehëtari Idriz Gerbeshi dhe inxhinieri, Haki Arifaj. Drejtori i minierës, Selim Frangu bëri me dije, se 21 punëtorë të tjerë u nxorrë të gjallë.

Kemi një aksident brenda në minierë, kemi një shembje të një blloku në horizontin e pestë dhe fatkeqësisht kemi dy viktima. 21 punëtorë kanë qenë në minierë, të gjithë janë jashtë përveç atyre dy viktimave. Njëri prej viktimave është inxhinier ndërsa tjetri xehetar”, i tha Zërit të Amerikës, drejtori i minierës së Artanës, Selim Frangu.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi. Kreu i Shtetit kosovar u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Më tej ai u ka bërë thirrje institucioneve të kosovës, që të bëjnë më shumë kujdes për punëtorët.

Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre. Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës! HTH”, shkruan Thaçi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci shembja e miniseres ne kosove hashim thaci shembja e miniseres ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2020, 12:15

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje për Hong Kongun

SHBA– Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim t...