Bota

Kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi: Gjermania po e kalon mirë situatën, pak shqiptarë u infektuan me COVID-19

2 Qershor 2020, 13:07 Nga DOSJA
Kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi: Gjermania po e kalon

GJERMANI- Halil Krasniqi, kirurg vaskular në Pforzheim të Gjermanisë, është një nga mjekët e shumtë të vijës së parë në luftë me COVID-19 në Gjermani. Në një intervistë të dhënë, ai flet për menaxhimin e situatës së pandemisë në Gjermani si dhe për gjendjen e komunitetit shqiptar atje.   

Sipas tij, nga infeksioni i parë në Gjermani, e deri më sot janë infektuar mbi 183 mijë persona, kanë  vdekur mbi 8 mijë persona dhe janë shëruar rreth  164 mijë persona. Gjithashtu, ai thekson se nga gripi sezonal në Gjermani, vdesin çdo vit rreth 15.000 të infektuar, kurse në vitin 2012/2013 vdiqën 20.000 të infektuar 

“Pandemia COVID-19, që shtatë muaj konfrontoi popullatën e tërë botës me sakrificat problematikën shëndetësore, sociale, politike, ekonomike dhe të orientimit të vetëdijshëm në jetën bashkëkohor. Gjermania dhe politika gjermane menduan, apo tentuan se do të ballafaqohen me një situatë pandemie ku do të infektohen rreth 60-70% të popullatës gjermane. Këtë e ka deklaruar kancelarja Merkel në prezencën e Ministrit të Shëndetësisë dhe kryetarit të Institutit Robert Koch”, shprehet ai në një intervistë për Telegrafi. 

Sa i përket numrit të shqiptarëve të prekur me këtë virus, dr. Krasniqi, tha se nga ky deri më sot janë vetëm 33 të infektuar.  

Duke marrë parasysh kujdesin tim shumëvjeçar të bashkatdhetarëve në Gjermani, si në jetën shëndetësore, sociale e kulturore, jam pikë kyçe e zgjedhjes së shumë problemeve, por edhe të sugjerimeve, këshillimeve, informacioneve etj. Nga ky aspekt jam i informuar dhe i njohur me të infektuarit nga Kosova dhe Shqipëria. Kosovarë janë deri sot 33 të infektuar dhe njëri ka vdekur sepse ishte në një gjendje shumë të keqe shëndetësore edhe para infeksionit. Ai vuante nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ishte në dializë”, deklaroi dr. Krasniqi.   

Më tej, ai thotë se bazuar në të dhëna shkencore dhe burime të verifikuara politike, pres të kemi pas disa muajve dhe çdo vit pandemi edhe nëse jo, nga corona, nga viruset e ndryshëm. 

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora halil krasniqi masat kunder covid 19 halil krasniqi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2020, 12:15

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje për Hong Kongun

SHBA– Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim t...