Bota

“Nuk marr dot frymë”, Fjalët e fundit të George Floyd, ‘fluturojnë’ në qiellin e Detroit dhe New York-ut

2 Qershor 2020, 13:35 Nga DOSJA
“Nuk marr dot frymë”, Fjalët e fundit të George

SHBA-Vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd ka tronditur botën. Prej të paktën 1 jave vijojnë protestat e dhunshme në vend, ku amerikanët kanë shkatërruar gjithçka kanë gjetur para.

Ndërkohë paraditen e sotme  fjalët e fundit që George tha teksa po jepte jetë, janë ngjitur në qiellin e qyteteve të mëdha në SHBA,me ndihmën e një avioni.

“Ju lutem, nuk marr dot frymë.”- kanë qenë fjalët e fundit që tha Floyd ndërkohë që polici i kishte vendosur gjunjët në qafë.

Kështu sot këto fjalë mjaft të dhimbshme të 46-vjeçarit  janë kthyer në slogane të fuqishme për protestuesit në SHBA.

Mësohet se kjo ka qenë një ide e artistit, Jammie Holmes për të përsëritur sërish fjalët e fundit dhe thirrjet e Floyd-it.

Vdekja e Floyd ka ngjallur reagime te forta në SHBA, ku qytetarët po mbajnë  protesta të dhunshme kundër policisë duke lënë viktima dhe të plagosur.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditëve të protestave në pankartat dhe banerat me të cilët qytetratë protestonin lexohej: Ju lutem, nuk marr dot frymë; Ata do të më vrasin.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vrasja e george floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2020, 12:15

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje për Hong Kongun

SHBA– Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim t...