Bota

Antibiotiku ia bëri lëkurën e zezë/ Vdes pas 5 muajsh “luftë” me koronavirusin mjeku kinez

2 Qershor 2020, 12:59 Nga DOSJA
Antibiotiku ia bëri lëkurën e zezë/ Vdes pas 5 muajsh

KINË– Rreth një muaj më parë historia e dy mjekëve kinezë me koronavirus tronditi botën, pasi lëkura e tyre u kthye në ngjyrë të zezë teksa ata ishin të shtruar në spital spepse ishin prekur nga Covid-19.

Tashmë teksa ka kaluar më shumë se një muaj, mediat e huaja kanë shkruar se njëri prej  dy mjekëve,  Dr.Hu Weifeng ka ndërruar jetë.

Dailymail raporton se Weifeng, mjeku që u infektua nga koronavirusi prej muajit janar të 2020, nuk i ka mbijetuar dot një virusi të tillë dhe ka vdekur në një spital në Wuhan, pas 5 muajsh “luftë” me Covid-19.

42-vjeçari po trajtohej në shërbimin intensiv prej më shumë se një muaji, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Nga raportimet e një muaji më parë autoritetet vendase deklaruan se kthimi i lëkurës në ngjyrë të zezë erdhi si shkak i problemeve me mëlçinë, ndërsa në mes të muajit maj, doli një tjetër deklaratë se shkak për këtë ndryshim të ngjyrës së lëkurës është bërë antibiotiku i njohur si Polymyxin B, i cili ka shkaktuar hiper-pigamentim në trupin e mjekëve.

Kujtojmë se mjeku Weifeng, ishte koleg me Li Wenliang, doktori që denoncoi i pari koronavirusin, por vdiq edhe vet nga Covid-19. Edhe pse fytyra e të dy mjekëve është bërë e zezë,  dr. Yi Fan arriti të shërohej.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr hu weifeng dy mjeket kinez fytyrat e nxira te mjekeve kinez koronavirusi në kinë vdes mjeku kinez me lekuren e zeze dr hu weifeng dy mjeket kinez fytyrat e nxira te mjekeve kinez koronavirusi në kinë vdes mjeku kinez me lekuren e zeze

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2020, 12:15

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje për Hong Kongun

SHBA– Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim t...