Bota

Policia Kufitare e Kosovës sqaron vendimin: Një javë izolim për të gjithë ata që nuk kanë bërë testin e COVID-19

2 Qershor 2020, 13:45 Nga DOSJA
Policia Kufitare e Kosovës sqaron vendimin: Një javë izolim

KOSOVË- Policia Kufitare e Kosovës ka sqaruar vendimin për çështjen e hyrjes në Republikën e Kosovës. Sipas këtij vendimi, të gjithë personat që hyjnë në vend dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditët e fundit, nuk janë të detyryar të qëndrojnë në vetiozlim.

Ndërkohë shtohet se në rastin kur nuk kanë bërë testin, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për shtatë ditë, derisa kur ekipi mjekësor vlerëson se kanë simptoma, i japin udhëzimee si të veprojnë.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Republikën e Kosovës për kryerjen e provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë dhe ata që e shfrytëzojnë Kosovën si vend tranzit.

POSTIM I PLOTË

?????? ?????? ?? ???????? ??. ??.??/?? ??̈ ????̈? ?? ??? ????, ??̈? ?̧?̈?????? ? ?????? ??̈ ?????????̈? ? ??????̈?, 1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim; 2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë; 3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (???? ??̈????? ??? ????????̈ ??????, ?? ??? ??̈???? ??̈ ????? ??̈ ??????????). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS. Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove policia kufitare e kosovës tensione në kufirin me kosovën koronavirusi ne kosove policia kufitare e kosovës tensione në kufirin me kosovën

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2020, 12:15

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje për Hong Kongun

SHBA– Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim t...