Aktualitet

Aksioni me 19 të arrestuar në Kukës, Prokuroria shpall moskompetencën, dosja kalon në SPAK

2 Qershor 2020, 11:52 Nga DOSJA
Aksioni me 19 të arrestuar në Kukës, Prokuroria shpall

KUKËS– Prokuroria e Kukësit ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen e 19 të arrestuarve për trafik dorge në Kukës.

Dosja.al mëson se dosja me 19 të arrestuar ka kaluar tashmë në duart e SPAK, e cila do të vendosë për të akuzuarit për veprat penale “Trafik droge” dhe Prodhim dhe kultivim i narkotikëve”.

Operacioni anti-kanabis u zhvillua në Kukës, ku u arrestuan 19 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër. Të arrestuarit ishin kultivuesit, disa policë dhe mes të prangosurve është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci.

Mediat publikuan edhe përgjime për grupin kriminal në fjalë, që kishte në krye Kreshnik Muratajn, nga ku ka rezultuar se vetë Murataj ka tentuar që të joshte edhe prokuroren Fahrije Vata, e cila ishte në krye të çështes së arrestimit të disa anëtarëve të bandës së tij.  

Në lidhje me këto lajme, erdhi vetë reagimi i prokurores Vata, e cila u shpreh se me anë të këtyre lajmeve, po përpiqen të bëjën pis figurën e saj, familjen dhe karrierën. Vata theksoi më tej se edhe djalin e saj, Visi Vata, po përpiqen ta përlyejnë dhe ta keqpërdorin.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-drogë në shqipëri fahrije vata shen meri 2020 aksion anti-drogë në shqipëri fahrije vata shen meri 2020

Sondazh

Poll