Politike

Propozimi amerikan për listat, ish-kryetari i KQZ: Po ndryshove sistemin krijon kushte që bien ndesh me interesin e tyre si ag

1 Qershor 2020, 20:56 Nga DOSJA
Propozimi amerikan për listat, ish-kryetari i KQZ: Po ndryshove sistemin

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume deklaron se asnjë prej partive të mëdha nuk e do ndryshimin e sistemit. Sipas Kumes, partitë janë kthyer në prona private që ata në asnjë rast nuk duan t’i lëshojnë dhe pamundësohet çdo iniciativë e re politike.

Nëse do ndryshohet sistemi do kemi rregulla më të mira për të funksionuar më mirë demokracia. Ndërkohë që kundërshtarët që janë të gjithë, thonë që çfarëdo sistemi të kesh vota do vidhet. Është një përdorim i keq, dinak i gjësë. Nuk është sistemi që rregullon mundësitë për të pasur proces zgjedhor në standarde. Sistemi duhet trajtuar për të rregulluar funksionimin e kësaj shoqërie si shoqëri demokratike. Jemi në këtë situatë që duke iu pamundësuar zgjedhësve, çdo partie tjetër për të hyrë në skakierë, pamundëson çdo iniciativë të re politike. Këta e dinë që po ndryshove sistemin krijon kushte që bien ndesh me interesin e tyre si agallarë të mëdhenj të partive politike dhe nuk e bëjnë. Nuk ka ndonjë shpresë. Nuk janë seriozë në atë që thonë sepse nuk e duan. Maxhoranca thotë jam e gatshme ta trajtojmë dhe opozita jashtëparlamentare përtypet për këtë gjë. Siç përtypet dhe për atë tjetrën që në tavolinë është hedhur varianti si mund të kompozohet KQZ dhe opozita jashtëparlamentar përtype”, deklaroi Kume në “Real Story” në News24.

Marrë nga Balkanweb

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kristaq kume reforma zgjedhore kristaq kume reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 14:38

TIRANË- Qeveria e Kosovës ka miratuar mbrëmjen e djeshme një vendim ku ka bërë me dije disa lehtësime për masat kudnër COVID-19. Një prej vendimeve ishte d...