Politike

Punimet tek Parku Rinia, Zhupa: Veliaj ka shpërdoruar 1 miliard lekë, ka shtuar betonin. Është shkelur ligji dhe Plani Urban

1 Qershor 2020, 13:20 Nga DOSJA
Punimet tek Parku Rinia, Zhupa: Veliaj ka shpërdoruar 1 miliard lekë,

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ke denoncuar sot punimet që janë bërë në Parkun Rinia në Tiranë. Në një reagim në mediat sociale, Zhupa shkruan se  ajo është pro kendeve të lojërëve, por shton se është kundër abuzimit me paratë publike.

Në reagimin e saj Zhupa shton se Veliaj ka shpërdoruar 1 miliard lekë për të prishur gjelbërimin në mes të Tiranë në kundërhstim me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik të Tiranës. Ajo shton se referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkinë Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapësirë e rëndësishme ambientale ekologjike.

“PRO cdo këndi lojrash, KUNDRA shpërdorimit të parasë publike, KUNDRA paligjshmërisë, KUNDRA betonizimit që kryen Erion Veliaj. Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lek per te prishur gjelberimin e nje parku per femije edhe te rritur, nje mjedis relaksues, lojrash ne natyre edhe i gjelber per ta bere ate gjoja si kend lojrash ne kundershtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik te Tiranes!

Referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkine Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapesire te rendesishme ambientale ekologjike. Është e dukshme që Bashkia Tiranë përpiqet ta propagandojë si një projekt modern por në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës me klientin e ngushtë Agikons shpk dhe betonizimi i të fundit hapësirë të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt rreth 6000 m2! Betonizimi eshte e vetmja metode pune qe njeh Veliaj ne krye te Bashkise Tirane!”, shkruan Zhupa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ina zhupa parku rinia erion veliaj ina zhupa parku rinia

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 10:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe Gazmend Bardhit, për një udhëtim luksi në Francë të dielën. Përmes rrj...