Politike

Hapja pas COVID-19/ “O Ramazon”, flet Rama, ‘kunja’ ndaj Kurtit: Bllokim i çuditshëm me Kosovën, kam 1000 të meta po

1 Qershor 2020, 14:17 Nga DOSJA
Hapja pas COVID-19/ “O Ramazon”, flet Rama, ‘kunja’ ndaj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e kufijëve të Shqipërisë pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Me anë të disa statuseve në Twitter, Rama ka komentuar edhe ‘bllokimin’ e makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për t’u dezinfektuar.

Gjithashtu kreu i qeverisë bën edhe njëherë thirrje për durim dhe kujdes nga besimi i lajmeve të rreme që sipas tij nuk bëjnë gjë tjetër veçse çorodisin qytetarët.

Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!

Paraditen e sotme në Pikën kufitare të Morinës janë ndaluar dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për desinfektimin e kamionëve.

Por kalimi u është ndaluar edhe shtetasve të Shqipërisë, të cilëve u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit njëjavor në Kosovë. Rama e quajti vendimin e çuditshëm, ndërsa pak çaste pas reagimin të tij, homologu në detyrë Albin Kurti hoqi tarifën. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tarifa per dezinfektimin me kosoven edi rama tarifa per dezinfektimin me kosoven

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 10:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe Gazmend Bardhit, për një udhëtim luksi në Francë të dielën. Përmes rrj...