Politike

Bylykbashi e Vasili kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik: Të takohemi nesër në 17:00

1 Qershor 2020, 16:19 Nga DOSJA
Bylykbashi e Vasili kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik:

TIRANË- Anëtarët e Këshillit Politik nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë që të takohen nesër me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdari. Sipas informacioneve, mësohet se Baylykbashi dhe Vasili kërkojnë që nesër në orën 17:00 të kenë një takim të radhës për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Vendimi për këtë kërkesë ka ardhur pas takimit që ka pasur Lulzim Basha me aleatët dhe me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë. 

“Përshëndetje, në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00. Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar: Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili“, shkruhet në kërkesë. 

Kërkesa për takim, vjen një ditë pasi dështoi konsensusi për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë tensionet janë në kulm mes palëve. Ambasadorja amerikane dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, kërkojnë që të arrihet sa më parë në ujdi, si një mbajtje premtimi, por edhe plotësimi i një kushti kyç për Integrimin e vendit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik oerd bylykbashi petrit vasili reforma zgjedhore keshilli politik oerd bylykbashi petrit vasili reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 14:38

TIRANË- Qeveria e Kosovës ka miratuar mbrëmjen e djeshme një vendim ku ka bërë me dije disa lehtësime për masat kudnër COVID-19. Një prej vendimeve ishte d...