Politike

1 Qershor 2020, 14:38 Nga DOSJA

TIRANË- Qeveria e Kosovës ka miratuar mbrëmjen e djeshme një vendim ku ka bërë me dije disa lehtësime për masat kudnër COVID-19. Një prej vendimeve ishte dhe hapja e kufirit me Shqipërinë, pasi lejon qytetarët nga Shqipëria në futen në territorin e tyre.

Por ngritja e traut në kufi është shoqëruar me disa problemetika të theksuara. Qytetarët nga Shqipëria që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur me kërkesa të paprecedenta të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare.

Sipas informacioneve, mësohet se në Pikën kufitare të Morinës janë ndaluar dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një tarifë prej 22 eurosh nga pala pritëse.

Sipas Policisë së Kosovës, kjo tarifë duhet të paguhet për desinfektimin e kamionëve. Nga ana tjetër, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit një javor në Kosovë.

Kjo situatë ka sjell një reagim të Kryeministrit Edi Rama, i cili ka hedhur akuza kundër homologut të tij, Albin Kurti. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ai ka 1 mijë të meta, por nuk gënjen. Po ashtu ai hedh akuza kundër Kurtit për bllokimin e kamionëve shqiptar në kufi. Po ashtu në Shqipëri ka pasur dhe reagime të tjera, ku qytetarë të ndryshëm kanë adresuar problemin e tyre dhe janë të pakënaqur me qeverinë e Kosovës.

Tarifa 22 euro dhe kontrollet e shumta në kufi nuk kanë zgjatur për shumë orë, pasi Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar vendimin. “Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës”, shkruhet në vendim. Pas anulimit të vendimit ka reaguar ashpër Presidenti, Hashim Thaçi, i cili shkruan se Kurti i ka vendos tarifë Shqipërisë dhe ia ka hequr Serbisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti edi rama taksa 22 euro tarifa per dezinfektimin me kosoven albin kurti edi rama taksa 22 euro tarifa per dezinfektimin me kosoven

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 10:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe Gazmend Bardhit, për një udhëtim luksi në Francë të dielën. Përmes rrj...