‘6 muaj pa nam e nishan’/ Zhdukja e kufomës së Jan Prengës, Artan Hoxha rrëfen çudinë: S’ka ndodhur më
1 Qershor 2020, 15:38Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës, i cili u mor peng dhe më pas u eliminua. Në fjalën e tij, në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se kjo ëshët hera e parë që autorët edhe pse të kapur me prova nuk janë ‘thyer’ nga Policia.
Ai shtoi më tej se autoritetet britanike kanë shumë informacion lidhur me çështjet por nuk e ka ndarë me homologët shqiptarë.
“U bë kaq të vështirë që t’i thyesh. Ai është hetim i gjerë. S’ka ndodhur më parë kjo, që i ke të prangosur, i ke me prova dhe të mos i thyesh dot. Është vërejtur se autoritet britanike nuk janë shumë bashkëpunuese. Kanë shumë informacion por nuk e kanë sjellë në Shqipëri. Nga 260 kg, 1/3 nuk u dorëzua kurrë. Rezulton të jetë kthyer në vlerë monetare. Do të shohim në zhvillim e sipër. Ajo vesi që kanë autoritetet tona, i çojnë hetimet deri në fund. Nuk presim dot deri kur të jetë harruar ngjarja. E fashiti pandemia? Kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera,”-tha Hoxha.
Prenga u mor pengmë 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg.
Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paund, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin vjetor të Qendrës Europiane të Drogërave. Sipas Metës, raporti është një këmbanë e fortë alarmi, që...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje që nuk diheshin për jetën e biznesmenit Paulin Marku (Gjergji), I ftuar në një intervistë në “...
ELBASAN-Një aksident automobilistrik është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se një makinë tip “BMW”, është përplasur me një bordurë në afërsi të...
POGRADEC-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur ditën e sotme në Pogradec. MArtistët dhe aktivistët po kërkojnë firmën e qytetarëve pogradecarë për ndërti...
TIRANË– Dosja.al mëson se atentatorët e krimit të dyfishtë që ndodhi në Laç, ishin të armatosur mirë kur mbërritën në vendin e krimit. Burime nga gr...
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se 5 prej tyr...
TIRANË– Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të 79-vjeçares, Shkurte Hysenaj. Prej 63 vitesh, ajo është e p...