Aktualitet

ATENTATI në Laç/ Si morën ‘peng’ katër atentatorët, dy djemtë e Paulin Markut. Biznesmeni në telashe me punën në Ma

1 Qershor 2020, 15:15 Nga DOSJA
ATENTATI në Laç/ Si morën ‘peng’ katër

LAÇ– Detaje të reja janë zbuluar nga atentati brenda hotelit në Laç, ku mbetën të vdekur Bujar (Hasani) Lika dhe Pjerin Marku (Gjergji). Burime bëjnë me dije se se katër atentatorët, të gjithë të veshur me uniformë policie, fillimisht kanë ‘neutralizuar’ dy djemtë e biznesmenit Marku.

Një prej tyre është shkëputur nga shokët për të mbajtur ata nën vëzhgim duke u mbajtur peng edhe telefonat për të mos njoftuar asnjë person për ndihmë. Më pas kanë hyrë në hollin e hotelit dhe kanë ekzekutuar dy shënjestrat e tyre.

I vetmi person i mbijetuar është 21-vjeçari, Kreshnik Tusha. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me krimin duke shtuar se është plagosur në shtëpinë e tij dhe më pas familjarët e kanë çuar në spital.

Një nga pistat që po hetohen është ajo e aktivitetit të biznesmenit Paulin Gjergji Marku, i cili zotëron disa kompani, si: “Antoni New-York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania-n”. Gjithashtu hetuesit e çështjes po verifikojnë edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën. Një tjetër pistë është edhe konflikti për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë.

Gjithashtu nuk përjashtohet nga fakti se shënjestra mund të ketë qënë edhe Bujar Hasani (Lika), i cili si të vetmin precedent ka ngjarjen nq Linzë, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj, për të cilën Gjykata e Apelit e shpallit të pafajshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:40, kur në një hotel në autostradën Laç-Mamurras, u dëgjuan një seri të shtënash. Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç.

Gjergji dhe Tusha u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, por 53-vjeçari nuk mundi të shpëtojë. Tusha, dyshohet se është njëri prej atentatorëve, por ende nuk dihen motivet e vrasjes. Ai ndodhet në spital me një plumb në këmbë, ndërkohë që ende nuk ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vrasje në laç vritet biznemeni bujar lika bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vrasje në laç vritet biznemeni bujar lika

Sondazh

Poll