Aktualitet

Ishin të pajisur me fishekë blind shpues, atentatorët e dy biznesmenëve në Laç dinin çdo detaj për viktimat, biznesmeni

1 Qershor 2020, 14:20 Nga DOSJA
Ishin të pajisur me fishekë blind shpues, atentatorët e dy

TIRANË Dosja.al mëson se atentatorët e krimit të dyfishtë që ndodhi në Laç, ishin të armatosur mirë kur mbërritën në vendin e krimit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al, se Kreshnik Tusha, 21-vjeçari që mbeti edhe vetë i plagosur, bashkë me tre bashkëpunëtorët e tij kanë pasur armë zjarri të tipit kallashnikovë, me fishekë blind shpues.

Kjo, për faktin se atentatorët ishin në dijeni se një prej viktimave Bujar (Hasani) Lika lëvizte me mjet të blinduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:40, kur katër persona, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë polici mbërritën në sheshin e një hoteli “AA”, në autostradën Laç-Mamurras, ku ndodheshin viktimat dhe i dëgjuan me armë. Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç.

Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha me ndihmën e bashkëpunëtorëve shkoi në shtëpinë e tij, që të ndërrohej. Ai hoqi uniformën e Policisë së Shtetit dhe i veshur civil, me ndihmë ne familjarëve shkoi në spitalin e Kurbinit.

Më pas, u transportua drejt Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ka marrë një plumb në këmbë.  Dëshmia e tij pritet të jetë thelbësore në zbardhjen e bashkëpunëtorëve, porositësve hde motivit të atentatit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar (hasani) lika bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji markaj vrasje në laç vritet biznesmeni bujar lika bujar (hasani) lika bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji markaj vrasje në laç vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll