Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia arreston 6 persona: Ishin të dehur në timon, njëri kishte rrahur gruan

1 Qershor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia arreston 6 persona:

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se 5 prej tyre janë kapur të dehur në timon, ndërsa një tjetër akuzohet se ka dhunuar familjarët e tij.

Blutë e kryeqytetit njoftojnë se shtetasi A. Xh., 48 vjeç, ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

NJOFTIMI I PLOTË

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, 1 për dhunë në familje dhe 5 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Xh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. B., 21 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi; E. B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Toptani” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l;

A.Xh., 44 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l; A. P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.07 mg/l;  L. A.,38 vjeç, pasi në rrugën “Dine Hoxha” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.87 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne familje policia tirane shoferet problematike dhuna ne familje policia tirane shoferet problematike

Sondazh

Poll