Politike

Dështimi i ‘Zgjedhores’/ SHBA e BE “dush” opozitës, i ‘bindin’ më në fund. Nesër sërish takim të Këshillit P

1 Qershor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Dështimi i ‘Zgjedhores’/ SHBA e BE “dush”

TIRANË- Pas më shumë se 4 muaj diskutimesh, Këshilli Politik dështoi në arritjen e një marrëveshje mes palëve për Reformën Zgjedhore. Një ditë pas dështimit, ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj politikës dhe kërkojnë që të arritet konsensusi ashtu siç ishte premtuar më parë.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, i kujtoi maxhorancës dhe opozitës premtimin që do arrinin në konsesus dhe datën që ata kishin vënë më herët, 31 majin. Pas këtij reagimi, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shkroi se duhet marrëveshje sa më parë, pasi është kush për integrimin.

Një reagim të fortë pati dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman Duncan, i cili arriti të ulte palët në tavolinë pak muaj më parë. Ai shkruan se sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë në vendin e parë dhe për të gjetur terrenin e përbashkët të nevojshëm për të ecur përpara.

Edhe Presidenti Ilir Meta është shprehur i zhgënjyer me palët, pasi është shprehur se priste që të arrihej konsensusi. Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë dhe shkruan se nëse realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të integrimit pa zvarritje.

Por ndërkombëtarët nuk e kanë lënë vetëm me një reagim tregimin e pakënaqësisë së tyre. Kim, Soreca dhe Duncan i zbarkuan në zyrë, kryedemokratit Basha. Pas më shumë se 60 minutash diskutime, PD-LSI i kanë kërkuar PS mbledhje të Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 17:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore keshilli politik luigi soreca lulzim basha yuri kim deshton reforma zgjedhore keshilli politik luigi soreca lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 09:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh një ditë pas dështimit të Reformës Zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta ka publiku...