Politike

1 Qershor 2020, 10:34 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe Gazmend Bardhit, për një udhëtim luksi në Francë të dielën. Përmes rrjeteve sociale, Rama shkruan se është kthyer në Shqipëri që të shtunën. Ai shpjegon se ka qenë një vizitë e shkurtër më pak se 1 ditë, informale e nivelit të lartë.

Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.

— Edi Rama (@ediramaal) June 1, 2020


Teksa përfundon këtë sqarim për demokratët, Rama ndalet edhe debati për Reformën Zgjedhore. Kreu i qeverisë, thotë se maxhoranca do të presë edhe sot opozitën, dhe thekson se PS e ka bërë pjesën e saj. Rama sqaron edhe heqjen e inerteve nga sheshet e rindërtimit, dhe thotë se me këtë detyrë është angazhuar ushtria.

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet?

— Edi Rama (@ediramaal) June 1, 2020

Sqarimi i Ramës, vjen një ditë pasi PD akuzoi shefin e qeverisë se ka përdorur një charter në kohë pandemie për të shëtitur në Francë. Gjithashtu, tensionet janë në kulm mes palëve, për shkak të dështimit të djeshëm të mbledhjes së Këshillit Politik. Ambasadorja amerikane nga njëra anë bën thirrje bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, që të arrihet sa më parë në ujdi, si një mbajtje premtimi, por edhe plotësimi i një kushti kyç për Integrimin e vendit. Ambasadorët do të shkojnë sot në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në orën 15:00 nga ku pritet të shihet edhe qëndrimi i fundit i opozitës për marrëveshjen e Zgjedhores.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore edi rama deshton reforma zgjedhore edi rama

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 09:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh një ditë pas dështimit të Reformës Zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta ka publiku...